Transmetuar më 30-07-2026, 22:05

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas heqjes së kufizimeve ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se për vendimin është njoftuar zyrtarisht nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj. VanHorn, e cila sipas tij i ka komunikuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte vendosur që ai të mos ishte më në listën e personave të ndaluar.

“Zyrtarisht më ka njoftuar me telefon e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj. VanHorn. Më ka thënë se Sekretari Rubio ka vendosur që s’jam në listën e personave të ndaluar. Unë s’kisha sanksion tjetër”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se do të vizitojë SHBA-të, por ende nuk ka përcaktuar një datë konkrete dhe nuk ka programuar takime.

“Do shkoj patjetër. S’kam aplikuar për vizë se do shkoj në momentin më të përshtatshëm. S’është ky momenti që do shkoj”, tha Berisha.

Kreu i opozitës shtoi se ka rreth 14-15 vite që nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara dhe se pas largimit nga detyrat shtetërore kishte kufizuar ndjeshëm udhëtimet e tij.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit