Transmetuar më 30-07-2026, 22:00

POLIÇAN – Banorët e Poliçanit i vunë flakën teserave të Partisë Socialiste gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte kundër Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, duke kundërshtuar planin për shkrirjen e bashkisë së tyre.

"Digjini kartat e teserat e partisë. Ne nuk ekzistojmë më… po na shkrijnë", dëgjoheshin të thërrisnin protestuesit gjatë tubimit.

Qytetarët kërkuan që Poliçani të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se ndryshimi i statusit administrativ do të dëmtojë të ardhmen e qytetit dhe të brezave të rinj. Gjatë protestës u firmos edhe një peticion, ku kërkohet që Bashkia e Poliçanit të mos përfshihet në reformën territoriale.

Në pankartat e mbajtura nga protestuesit shkruheshin mesazhe si: "Poliçani nuk preket", "Mos na vrisni të ardhmen", "Harram i paçi votat e Poliçanit" dhe "Deputetë dele, mos e votoni reformën".

Pas nisjes së protestës, kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, njoftoi publikisht dorëheqjen nga detyra. Duke folur para qytetarëve, ai e cilësoi vendimin për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit një padrejtësi dhe një turp të madh ndaj banorëve të qytetit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit