

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk mbështet asnjë projekt që nuk është në përputhje me ligjin, duke iu referuar projektit të zhvillimit në Zvërnec.
I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se projekti nuk respekton legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar, duke theksuar se në zonat e mbrojtura çdo investim duhet të plotësojë kushtet ligjore përkatëse.
Sipas tij, për zonën në fjalë është dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, por kjo e fundit është anuluar më pas me kërkesë noteriale të pronarit. Berisha pretendoi se projekti është miratuar pa u plotësuar kushtet e kërkuara nga ligji dhe se nuk mund të zhvillohet një investim në një pronë që është objekt i një procesi gjyqësor.
Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke e trajtuar çështjen “sikur të ishte kopshti i tij privat”, ndërsa shtoi se lejet e ndërtimit janë dhënë pa respektuar procedurat dhe kriteret ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






