Transmetuar më 30-07-2026, 21:01

TIRANË – Qytetarët u mblodhën për të 61-ën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë, duke nisur marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe thirrje kundër korrupsionit, protestuesit deklaruan se tubimet do të vijojnë deri në largimin e kreut të qeverisë. Gjatë protestës, aktivistët akuzuan Ramën për keqqeverisje dhe thanë se presioni qytetar po rritet dita-ditës.

Në tubim morën fjalën edhe qytetarë të ardhur nga diaspora dhe të moshuar, të cilët shprehën shqetësimet për emigracionin, gjendjen ekonomike, shërbimet publike dhe kërkuan ndryshim politik. Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe vijoi pa incidente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit