Transmetuar më 30-07-2026, 19:23

Zjarri i rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit në Durrës është vënë nën kontroll pas më shumë se tre orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse.

Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Në ndihmë të tyre kanë ndërhyrë edhe forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si dhe Stacioni i MZSH-së Shijak.

Aktualisht po vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka më rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Gjatë operacionit, dy efektivë zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës për shkak të asfiksimit nga tymi dhe zjarri. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.

NJOFTIM PËR MEDIA

Azhornim i situatës së zjarrit në zonën e Shkozetit.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës po vijojnë prej më shumë se tre orësh operacionin intensiv për shuarjen e zjarrit të rënë në një magazinë në zonën e Shkozetit.

Në operacion janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH). Në mbështetje të operacionit janë angazhuar gjithashtu edhe forcat dhe mjetet e Portit të Durrësit, si edhe Stacioni i MZSH-së Shijak.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, profesionalizmit dhe koordinimit të të gjitha strukturave të angazhuara, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura dhe sigurimin e perimetrit.

Gjatë operacionit, dy efektivë të shërbimit zjarrfikës, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, janë transportuar në spitalin rajonal Durres për shkak të asfiksimit si pasojë e tymit dhe zjarrit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve. Shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përgjegjëse.

Bashkia Durrës u uron zjarrfikseve të lënduar shërim sa më të shpejtë dhe shpreh mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit