Transmetuar më 30-07-2026, 19:07

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje pavarësisht protestave dhe thirrjeve të kundërshtarëve politikë.

Gjatë një adresimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve parlamentare, Rama tha se mandati i qeverisë buron nga vota e qytetarëve dhe se misioni i saj do të vijojë.

“Ata pretendojnë se janë vetë populli, por të jemi të qartë, me ligj e me zakon, as ata nuk janë populli e as ne, të gjithë jemi pjesë e tij. Mund të flasim në emër të popullit vetëm nëse ai na e jep këtë mandat”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”, kryeministri tha se ato mund të vazhdojnë, por nuk do të ndikojnë në vendimin e tij.

“Mua ajo këngë më pëlqen. Kushdo le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, misioni ynë do të vazhdojë derisa të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE”, deklaroi Rama.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit