

Jola Hysaj është emëruar drejtoresha e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), duke marrë zyrtarisht detyrën dy ditë më parë.
Hysaj ka mbajtur më herët postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, funksion nga i cili dha dorëheqjen në muajin mars të vitit 2026.
Ajo zëvendëson në këtë detyrë Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.
Emërimi i saj pritet të tërheqë vëmendje edhe në aspektin politik, për shkak të angazhimit të mëparshëm në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Lëvizja është interpretuar nga komentues të ndryshëm si një tjetër rast i afrimit në administratë të figurave që kanë pasur role në opozitë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






