Transmetuar më 30-07-2026, 16:55

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të enjteje një magazinë në zonën e Shkozetit, në Durrës, duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të konsiderueshme të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se janë shkaktuar pasi dy kabllo të tensionit të lartë janë shkëputur si pasojë e temperaturave të larta dhe kanë rënë mbi magazinë, duke i vënë zjarrin objektit.

Në momentin e shpërthimit të flakëve, në magazinë ndodheshin punëtorë. Deri tani nuk është konfirmuar nëse të gjithë kanë arritur të dalin në kohë apo nëse ka persona të bllokuar brenda.

Zjarri rrezikon edhe tre banesa që ndodhen pranë magazinës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje për neutralizimin e flakëve.

Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Plepa–Durrës, pasi kabllot e tensionit të lartë kanë rënë në rrugë.

Si pasojë e dëmtimit të linjës elektrike, rreth gjysma e qytetit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike. Autoritetet po punojnë për rikthimin e furnizimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit