Transmetuar më 30-07-2026, 15:53

Pas debateve të shkaktuara në opinionin publik lidhur me propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka reaguar për të sqaruar se konsolidimi territorial nuk nënkupton shkrirjen apo zhdukjen e qyteteve dhe bashkive.

Në një deklaratë zyrtare, PS thekson se bashkitë e përfshira në proces do të ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane, ndërsa do të bëhen pjesë e një strukture të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje.

Sipas sqarimit, këto qendra do të vijojnë të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

Po ashtu, socialistët bëjnë të ditur se çdo qendër e prekur nga reforma do të ketë përfaqësim institucional përmes një nënkryetari përgjegjës, si dhe përfaqësim në këshillin bashkiak. Gjithashtu, ato do të kenë rol në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Sipas PS-së, qëllimi i Reformës Administrativo-Territoriale është rritja e efikasitetit të qeverisjes vendore, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e identitetit historik dhe lidhjes së qytetarëve me territorin ku jetojnë.

Reagimi vjen pasi propozimi për reformën, i depozituar në Kuvend, parashikon konsolidimin e disa bashkive ekzistuese, çka ka ngjallur diskutime dhe shqetësime në disa zona të vendit.

Reagimi i plotë:

Përshëndetje,

Një sqarim dhe informacion shtesë në lidhje me lajmet që po qarkullojnë nëpër media sa i takon procesit të Reformës Administrativo – Territoriale.

Konsolidimi territorial nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie apo qyteti.

Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Ato përfshihen në një strukturë të re administrative përmes bashkimit me bashkitë fqinje, duke vijuar të kenë statusin e qytetit përbërës brenda njësisë së re vendore.

Çdo qendër e prekur nga ky proces do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak, si dhe një rol të përcaktuar në planifikimin vendor, organizimin e shërbimeve dhe administrimin e çështjeve të komunitetit.

Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit