Transmetuar më 30-07-2026, 14:52

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, e hartuar në kuadër të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Projekti i është përcjellë njëkohësisht edhe kryetarëve të bashkive dhe këshillave bashkiakë në të gjithë vendin, ndërsa pritet të shqyrtohet fillimisht në Komision dhe më pas në seancë plenare.

Një nga ndryshimet kryesore të reformës është zëvendësimi i skemës aktuale “Bashki – Njësi Administrative” me modelin “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”. Në këtë model, “Qyteti” rikthehet si një nivel i ri organizimi vendor, me rol në planifikimin, përfaqësimin dhe koordinimin e shërbimeve, përmes një nënkryetari të dedikuar.

Propozimi synon që bashkia të mbetet e vetmja njësi e vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm.

Bashkitë që parashikohet të shkrihen

Sipas draftit, propozohet konsolidimi i 28 bashkive aktuale në 13 të tjera, konkretisht:

Dimal dhe Poliçan i bashkohen Beratit; Klos i bashkohet Matit; Cërrik dhe Belsh i bashkohen Elbasanit; Prrenjas i bashkohet Librazhdit; Patos i bashkohet Fierit; Divjakë i bashkohet Lushnjës; Libohovë i bashkohet Gjirokastrës; Memaliaj i bashkohet Tepelenës; Këlcyrë i bashkohet Përmetit; Maliq i bashkohet Korçës; Rinasi i bashkohet Tiranës, ndërsa Bashkia Vorë mbetet e pandryshuar; Selenicë i bashkohet Vlorës; Fushë-Arrëz i bashkohet Pukës.

Drafti do t’i nënshtrohet diskutimeve në Kuvend, përpara se të hidhet për miratim në seancë plenare.

Dokumenti i depozituar në Kuvend nga PS:

Reforma_Deklarate_Mediatike_AM

Projektligj Riorganizimi Territorial 30 07 2026

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit