Transmetuar më 30-07-2026, 13:58

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në një kopsht privat në Tiranë, ku një edukatore 32-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj një fëmije 2-vjeçar.

Sipas burimeve, edukatorja Brunilda Haxhiu ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se e kishte goditur fëmijën me shpullë, pasi ai nuk po e zinte gjumi dhe ajo nuk kishte mundur ta duronte më situatën.

Ngjarja u denoncua nga babai i të miturit, i cili vuri re shenja dhune në fytyrën e fëmijës. Pas denoncimit, 2-vjeçari u dërgua për ekzaminime mjekësore, ku u konstatuan skuqje në zonën e veshit dhe nxirje në faqe.

Sipas hetimeve paraprake, pamjet filmike të siguruara nga ambientet e kopshtit kanë konfirmuar dyshimet se edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit