

Prokurori Klodian Braho ka deklaruar se në lidhje me çështjen e njohur si “Albanian File” janë depozituar dy materiale kallëzuese, të cilat aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.
Braho tha se për momentin nuk mund të japë detaje të tjera, pasi organi i akuzës është duke shqyrtuar pretendimet dhe faktet e paraqitura në kallëzime.
“Janë depozituar dy materiale kallëzuese. Aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit, ndaj nuk kam komente për to. Do të sqarohet çdo pretendim dhe çdo fakt që i vihet në dispozicion Prokurorisë. Kur ekzistojnë shkaqe ligjore, fillon hetimi; kur ato mungojnë, hetimi nuk fillon”, u shpreh Braho.
Prokuroria pritet të vlerësojë materialet e administruara dhe, në varësi të verifikimeve, do të vendosë nëse do të nisë ose jo një procedim hetimor.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






