

I riu në Tiranë konfliktohet me nënën e kushëririt, situata agravohet dhe mes djemve. Ja çfarë ndodhi
Një konflikt mes dy kushërinjve ka përshkallëzuar në një ngjarje të rëndë në zonën që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Sipas të dhënave të Policisë, Brunildo Rapollari, 34 vjeç, dyshohet se fillimisht është konfliktuar dhe ka kanosur nënën e kushëririt të tij, Renato Selimllari, 20 vjeç.
Pas kësaj, mes dy të rinjve ka nisur një përplasje, gjatë së cilës Selimllari dyshohet se ka tentuar ta godiste kushëririn e tij me një armë artizanale, e cila në pamje ngjante me armë luftarake.
Ngjarja nuk konfirmohet nëse ka përfunduar me persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe shkaku i plotë i konfliktit po verifikohen nga grupi hetimor.
Në përfundim të veprimeve të para, Policia arrestoi Renato Selimllarin dhe Brunildo Rapollarin, ndërsa materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Çfarë tha policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit R. S., 20 vjeç dhe B. R., 34 vjeç, pasi 20-vjeçari, gjatë një konflikti me kushëririn e tij, B. R., dyshohet se tentoi ta godiste me një armë artizanale në dukje luftarake, ndërsa 34-vjeçari paraprakisht ishte konfliktuar dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit.
Foto arkivi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






