

Një konflikt mes dy të rinjsh ka precipituar në dhunë fizike ndaj njërit prej tyre duke e plagosur në rrethana që po hetohen nga policia.
Ngjarja ka ndodhur sot në Tiranë, ku 32 vjeçari Bledar Osmanlliu, akuzohet se ka tentuar të përplasë me automjet shtetasin L. H., të cilin më pas e ka goditur me një send të fortë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 thanë se arrestuan në flagrancë shtetasin Bledar Osmanlliu, 32 vjeç.
Ai u vu në pranga, "pas një konflikti për motive të dobëta, sepse dyshohet se ka tentuar të godasë me automjet shtetasin L. H., të cilin më pas e ka goditur me një send të fortë."
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foto arkivi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






