

Një fëmijë vetëm 2 vjeç është dhunuar verbalisht dhe fizikisht në një kopsht privat në Tiranë, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe është vënë në lëvizje policia e cila kreu hetime dhe u hodh në veprim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në kopsht privat.
Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foto arkivi
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






