

MALTË, 30 korrik 2026 – Një moment i papritur gjatë performancës së Katy Perry në festivalin “Isle of MTV Malta” ka tërhequr vëmendjen e fansave në mbarë botën, pasi një nga skenat spektakolare të koncertit nuk shkoi sipas planit.
Gjatë interpretimit të hitit të saj “I Kissed a Girl”, këngëtarja hyri brenda një shisheje gjigante transparente, një element skenik i konceptuar për të lëvizur mbi publik dhe më pas për t’u rikthyer në skenë.
Por gjatë realizimit të këtij truku, ndërhyrja e fansave bëri që shishja të drejtohej në kahun e kundërt nga ai i planifikuar. Katy Perry u përpoq t’u tregonte spektatorëve drejtimin e duhur, ndërsa situata krijoi disa momente konfuzioni mes publikut.
Pas disa çastesh, fansat arritën ta orientonin sërish strukturën gjigante drejt skenës dhe këngëtarja vijoi performancën e saj pa probleme.
Momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e cilësuan incidentin si një nga situatat më argëtuese të koncertit. Vetë Katy Perry e priti me humor këtë të papritur gjatë shfaqjes së saj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






