Transmetuar më 30-07-2026, 11:54

HIMARË, 30 korrik 2026 – Një 65-vjeçar ka humbur jetën në Himarë pasi dyshohet se është dëmtuar rëndë nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse që po përdorte gjatë peshkimit të paligjshëm.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 në afërsi të zonës së Porto Palermos, ku shtetasi Pandeli Merkuri dyshohet se po peshkonte me lëndë plasëse, të dyshuar si dinamit.

Gjatë përdorimit të lëndës plasëse, ajo ka shpërthyer duke i shkaktuar 65-vjeçarit dëmtime të rënda në trup. Ai u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Himarës, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

Përdorimi i lëndëve plasëse për peshkim është i ndaluar me ligj dhe përbën një rrezik serioz si për jetën e personave që i përdorin, ashtu edhe për mjedisin detar.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit