Transmetuar më 30-07-2026, 11:50

Përpjekja për të nxjerrë bukën e gojës është kthyer në tragjedi për një burrë në Himarë sepse ai humbi jetën teksa po tentonte të zinte peshk dhe lënda plasëse shpërtheu duke i shkaktuar plagë fatale.

Viktima është Pandeli Merkuri, 65 vjeç, banor i Vlorës, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, ku dyshohet se shtetasi Pandeli Merkuri, 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit