Transmetuar më 30-07-2026, 11:42

HIMARË, 30 korrik 2026 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Porto Palermos, pranë Qeparoit, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se një lëndë plasëse artizanale i ka shpërthyer në dorë gjatë peshkimit.

Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari Pandeli Merkuri ishte duke peshkuar duke përdorur një mjet shpërthyes të improvizuar, kur lënda dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht në duart e tij.

Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda në trup dhe në gjymtyrë. Pavarësisht transportimit drejt spitalit, i moshuari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar mënyrën e përdorimit të lëndës plasëse.

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në afërsi të zonës së Porto Palermos, dyshohet se shtetasi P. M., 65 vjeç, gjatë peshkimit të paligjshëm me lëndë plasëse (dinamit), është dëmtuar nga shpërthimi i lëndës plasëse.

65-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Himarë, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit