Transmetuar më 30-07-2026, 11:38

SHKODËR, 30 korrik 2026 – Familjarë, miq dhe banorë të zonës do t’i japin sot lamtumirën e fundit Bleona Çelajt, 24 vjeçe, dhe dy fëmijëve të saj të mitur, Amari 3 vjeç dhe Anuari 1 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht nga zjarri në banesën e familjes në fshatin Domen të Postribës.

Ceremonia mortore do të zhvillohet këtë të enjte, më 30 korrik, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të kryhet në varrezat e Domnit, sipas njoftimit të bërë nga familjarët.

Pritja e ngushëllimeve do të zhvillohet në zonën “Shpëtimi” në Golem, ndërsa familja do të presë vizita ngushëllimi për tre ditë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, kur banesa e vjetër ku ndodheshin nëna dhe dy fëmijët u përfshi nga flakët, duke shkaktuar humbjen e tre jetëve.

Tragjedia ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit. Sipas hetimeve paraprake, një nga pistat që po verifikohet lidhet me mundësinë e një defekti apo rrjedhjeje nga një bombol e vogël gazi.

Familja Çelaj, e cila jetonte në Gjermani, kishte ardhur në Shqipëri për pushime dhe kishte shkuar në banesën e vjetër familjare në Domen për ta pastruar dhe për të kaluar disa orë aty, por vizita u kthye në një tragjedi të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit