Transmetuar më 30-07-2026, 08:07

Të paktën 15 persona, mes tyre shtatë efektivë policie dhe tetë sulmues të armatosur, humbën jetën të mërkurën pas një sulmi ndaj një pike kontrolli policor në provincën Khyber Pakhtunkhwa, në veriperëndim të Pakistanit.

Sipas autoriteteve, gjatë përplasjes mbetën të plagosur edhe 22 efektivë të policisë. Pas sulmit, forcat e sigurisë nisën një operacion për pastrimin e zonës dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.

Ngjarja ndodhi në distriktin Hangu, pranë kufirit me Afganistanin. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Autoritetet pakistaneze e lidhin valën e fundit të dhunës në provincën Khyber Pakhtunkhwa kryesisht me aktivitetin e Lëvizjes së Talibanëve Pakistanezë (TTP), e cila është përgjegjëse për një sërë sulmesh të ngjashme në rajon.

Islamabadi ka deklaruar vazhdimisht se rritja e sulmeve në Khyber Pakhtunkhwa dhe në provincën Balochistan lidhet me veprimtarinë e grupeve ekstremiste që, sipas tij, veprojnë nga territori afgan. Nga ana tjetër, qeveria de facto e talebanëve në Kabul i ka hedhur poshtë këto akuza, duke mohuar çdo përfshirje në sulmet e kryera në Pakistan.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit