Transmetuar më 30-07-2026, 07:38

Ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke favorizuar mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta dhe kalimtare pritet të shfaqen kryesisht përgjatë zonave malore në jug të vendit, pa sjellë ndryshime të ndjeshme të kushteve atmosferike.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, pritet të arrijë deri në 10 m/s.

Në det, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit