Transmetuar më 29-07-2026, 23:01

Durrës – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, pranë Kopshtit “Soros”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një të mitur, i cili po lëvizte me një monopatinë elektrike.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pritet që autoritetet të japin informacion të mëtejshëm pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit