Transmetuar më 29-07-2026, 22:54

Dibër – Do të zhvillohet të enjten ceremonia mortore për 33-vjeçarin shqiptar Roland Sala, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në det në ishullin e Kretës, Greqi.

Sipas njoftimit të publikuar nga faqja “Këtu mblidhen Dibranët”, ceremonia e varrimit do të mbahet më 30 korrik, në orën 11:00, në fshatin Çidhën, Dibër. Familjarët kanë njoftuar se pritja për ngushëllime do të organizohet në lokalin Hasan Krrashi.

33-vjeçari kishte qëndruar për rreth dy javë në gjendje kome, pasi pësoi asfiksi në det, ku, sipas raportimeve, u mor nga dallgët gjatë pushimeve në ishullin e Kretës.

Roland Sala jetonte në Angli dhe kishte udhëtuar në Greqi për të kaluar pushimet me familjarët. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të marra dhe ndërroi jetë.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në vendlindjen e tij, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit