Transmetuar më 29-07-2026, 21:33

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në bulevard, duke kritikuar përdorimin e vezëve ndaj institucioneve dhe duke u bërë thirrje protestuesve të artikulojnë kërkesat e tyre përmes dialogut.

Gjatë një deklarate publike, Gonxhja u shpreh se veprime të tilla përdhosin simbolikën e vezës, të cilën e cilësoi si simbol të jetës, ndërsa theksoi se askush nuk ka të drejtë të poshtërojë institucionet apo reputacionin e shtetit.

“Vezët janë simbol i jetës, nuk ka pse të përdhoset simboli i vezëve, pasi simbolizon jetën dhe s’të jep asnjë të drejtë për të përdhosur askënd. Edhe nëse e keqja do ishim ne, nuk shkon që 25, 30 apo 100 veta të poshtërojnë një institucion dhe reputacionin e një shteti”, u shpreh ai.

Ministri shtoi se protestuesit duhet të organizohen dhe të paraqesin kërkesa konkrete, duke argumentuar se vendosja e dorëheqjes së qeverisë si kusht i parë e bën të pamundur adresimin e kërkesave të tjera.

“Unë dua, pa ju dhënë mend atyre, të mblidhen dhe të thonë: 1, 2, 3, 4, 5. Nëse nuk i realizon, atëherë do të dalim këtu dhe do të kërkojmë dorëheqjen tënde”, deklaroi Gonxhja.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit