Transmetuar më 29-07-2026, 21:04

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Qafë Duhël, në drejtim të Prishtinës, ku një kamion u përplas me tre automjete.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtatë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur hetuesit e Njësisë së Autostradës së Policisë së Kosovës, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Policia bëri me dije se qarkullimi nuk është bllokuar plotësisht, pasi njëri prej shiritave të autostradës ka mbetur i hapur për lëvizjen e automjeteve. Gjendja shëndetësore e të plagosurve pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit