

Një atentat i porositur ndaj një gruaje është parandaluar në çastet e fundit nga policia italiane në Caserta, duke shmangur një krim të rëndë që, sipas hetimeve, ishte planifikuar në detaje.
Sipas mediave italiane, një burrë dyshohet se kishte paguar 20 mijë euro për eliminimin e ish-bashkëshortes së tij. Ai i kishte vënë në dispozicion autorit të dyshuar informacione të detajuara për lëvizjet e viktimës, si edhe çelësat e banesës së saj.
Hetimet kanë zbuluar se plani parashikonte fillimisht rrëmbimin e gruas dhe më pas ekzekutimin e saj në një zonë të izoluar.
Falë ndërhyrjes në kohë të autoriteteve, atentati u parandalua përpara se të vihej në zbatim.
Në kuadër të operacionit janë arrestuar pesë persona, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në organizimin e planit kriminal.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






