

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka kritikuar kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar vendimin të dëmshëm për ekonominë lokale dhe bizneset.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Balla akuzoi Qosjan se, pas tre vitesh pa investime të dukshme, ka zgjedhur pikërisht periudhën e verës për të ndërhyrë në qendrën e qytetit.
“Po si ka mundësi që mjafton të kesh vulën e bufit dhe janë të gjithë njëlloj. Pas tre vitesh, pa asnjë punë, sot, mu në kulm të sezonit, shkallmohet qendra e Kavajës”, u shpreh Balla.
Sipas tij, nisja e punimeve në këtë periudhë cenon aktivitetin e bizneseve dhe dëmton imazhin e qytetit në një nga momentet me fluksin më të lartë të vizitorëve. Deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga kryebashkiaku Fisnik Qosja lidhur me akuzat.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






