

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Selin, ka kritikuar moderatoren Brikena Selmani për mënyrën se si zhvilloi intervistën me Gretën në emisionin “Top Arena”, duke e cilësuar të papërshtatshme një prej pyetjeve të drejtuara ndaj saj.
E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Selin u ndal te pyetja e Brikenës nëse ish-banorët vazhdonin ende të flisnin për Gretën edhe pas përfundimit të reality show-t.
Sipas saj, vetëvlerësimi është i rëndësishëm, por nuk duhet të krijojë bindjen se gjithçka rrotullohet rreth një personi.
“Është në rregull kur e vetëvlerëson veten, por njeriu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë”, u shpreh Selin.
Ajo e cilësoi pyetjen e moderatores si të panevojshme, duke shtuar se do të kishte dhënë një përgjigje ndryshe nëse do të ishte në vend të Gretës. Selin ngriti gjithashtu pikëpyetje për faktin se Brikena zgjodhi ta pyeste Gretën për të, në vend që ta intervistonte drejtpërdrejt.
Në fund, ish-banorja kritikoi edhe përgatitjen profesionale të moderatores, duke theksuar se kush synon të ndërtojë karrierë në televizion duhet të studiojë figurat me përvojë dhe të kuptojë rolin e gazetarit.
“Nëse aspiron të bëhesh moderatore, minimalja që duhet të bësh është të studiosh. Të studiosh figura që kanë vite në moderim, televizionin dhe rolin e gazetarit”, deklaroi Selin.
Ajo shtoi se edhe vetë ndjek moderatorë dhe emisione të ndryshme për t’u përgatitur profesionalisht, duke theksuar se kishte vënë re disa elemente në moderimin e Brikena Selmanit që, sipas saj, linin për të dëshiruar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






