

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Torovicë të Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima Dod Samari ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, por dyshohet se ka humbur kontrollin e tij. Si pasojë, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë drejtuesin.
Pavarësisht ndërhyrjes, personi ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Trovicë, shtetasi D. M., 63 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor në një pjerrësi pranë banesës së tij, dyshohet se, aksidentalisht, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






