

Ylli brazilian Neymar Jr. ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Brazilit, duke i dhënë fund një karriere të gjatë me fanellën verdhejeshile.
Lajmin e konfirmoi vetë sulmuesi pas fitores së ekipit të tij, Santos, ndaj Universidad Central në Copa Sudamericana.
Në deklaratën e tij, Neymar u shpreh:
"Koha ime me ekipin kombëtar ka mbaruar. Bëra histori, isha shumë i lumtur, dhashë jetën dhe gjakun tim dhe gjithmonë luftova për fanellën e verdhë, por tani nuk dua të vazhdoj."
Neymar largohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e kombëtares braziliane. Gjatë karrierës së tij me Brazilin ai fitoi medaljen e artë olimpike në Rio 2016 dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar, duke lënë gjurmë në disa edicione të Kupës së Botës dhe të Copa América.
Vendimi i tij shënon fundin e një epoke për futbollin brazilian, ndërsa pritet që brezi i ri i lojtarëve të marrë rolin kryesor në përfaqësuesen pesë herë kampione të botës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






