Transmetuar më 29-07-2026, 15:53

SHKODËR – Një ngjarje tragjike ka tronditur pasditen e së mërkurës fshatin Domën, në Njësinë Administrative Postribë, ku një zjarr që përfshiu një banesë u mori jetën tre personave.

Sipas informacioneve paraprake, viktima janë Leona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 vjeç e gjysmë dhe 3 vjeç.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxorën nga banesa trupin e pajetë të viktimës së tretë, duke konfirmuar bilancin tragjik të ngjarjes.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve, dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Rrethanat në të cilat shpërtheu zjarri mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Tragjedia ka tronditur komunitetin e zonës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit