Transmetuar më 29-07-2026, 15:42

Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër.

Dy trupa të pajetë janë gjetur momentalisht në banesën e përfshirë nga flakët në Shkodër, konfirmon noa.al nga burime lokale të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër. Një trup i pajetë nga dy që janë gjetur, i përket një fëmije.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se brenda banesës ndodhej nëna me dy fëmijët.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr.

Zjarrfikëset kanë mbërritur, por banesa ndërkohë ishte djegur. Zyrtarët thonë se mbërritja me vonesë ndodhi për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit