Transmetuar më 29-07-2026, 15:33

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen, pjesë e njësisë administrative Postribë në Bashkinë Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin kur ka rënë zjarri, brenda shtëpisë dyshohet se ndodheshin një grua dhe dy fëmijët e saj.

Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer. Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës së aksesueshme nga automjetet.

Kur ekipet zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje, objekti ishte pothuajse tërësisht i shkrumbuar.

Në zonë po vijojnë kontrollet dhe veprimet e shërbimeve zjarrfikëse, Policisë dhe strukturave të emergjencës për të verifikuar nëse ka persona të prekur nga zjarri dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Burime paraprake flasin për mundësinë e viktimave, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Pas përfundimit të verifikimeve pritet të publikohet një njoftim i plotë për ngjarjen.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit