Transmetuar më 29-07-2026, 14:16

SLLOVENI – Një shtetas slloven është vënë nën akuzë pasi i preu kokën monumentit prej bronzi të ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito në qytetin e Velenjës, një veprim që mund t’i kushtojë deri në pesë vite burg.

Prokuroria e Qarkut në Celje ka ngritur akuza ndaj Miroslav Paçnik për veprën penale të dëmtimit ose shkatërrimit të një objekti me rëndësi të veçantë kulturore, në bazë të Kodit Penal të Sllovenisë.

Përveç dënimit me burg, organi i akuzës ka kërkuar që i pandehuri të kompensojë edhe dëmin e shkaktuar ndaj monumentit. Ndërkohë, Komuna e Velenjës ka paraqitur një padi civile, duke kërkuar dëmshpërblim prej 11.200 eurosh.

Vetë Paçnik konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ka marrë aktakuzën, ndërsa e cilësoi procedurën ligjore si ironike. Ai përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj Josip Broz Titos, duke pretenduar se ish-lideri jugosllav kishte shtypur kulturën sllovene dhe mbante përgjegjësi për persekutimin e figurave të shumta kulturore.

Sipas autoriteteve, autori u identifikua menjëherë pas incidentit falë denoncimit të një qytetari. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia gjeti në bagazh kokën e prerë të monumentit, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa i akuzuari rrezikon një dënim me burg dhe detyrimin për të mbuluar kostot e dëmit të shkaktuar ndaj monumentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit