Transmetuar më 29-07-2026, 13:32

TIRANË – Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku që të paraqitet më 31 korrik, në kuadër të hetimeve për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas burimeve, Ballukut pritet t’i komunikohet vendimi për zgjatjen me tre muaj të afatit hetimor në çështjen ku ajo rezulton e pandehur së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

Veprimet procedurale të SPAK kanë nisur me paraqitjen në Prokurorinë e Posaçme të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli. Ai, i shoqëruar nga avokati i tij Andi Skënderaj dhe një punonjës policie, pasi ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, është njoftuar për zgjatjen e hetimeve me tre muaj.

Gjyli po hetohet për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Me zgjatjen e afateve hetimore, hetimet për këtë dosje pritet të vijojnë deri më 10 tetor.

Çështja përfshin procedurat e tenderimit dhe zbatimit të disa veprave të mëdha infrastrukturore, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit