Transmetuar më 29-07-2026, 13:29

SARANDË – Policia Kufitare e Sarandës ka nisur një aksion kontrolli ndaj mjeteve lundruese përgjatë vijës bregdetare, nga Qeparoi deri në Kakome, me qëllim rritjen e sigurisë për pushuesit gjatë sezonit turistik veror.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara deri më tani janë vendosur rreth 20 masa administrative ndaj subjekteve dhe drejtuesve të mjeteve lundruese për shkelje të ndryshme të rregullave të sigurisë detare.

Shkeljet e konstatuara lidhen kryesisht me mungesën e dokumentacionit të nevojshëm të mjeteve lundruese, mungesën e pajisjeve të ndihmës së shpejtë, si dhe mospajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Në operacion janë angazhuar 7 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe 32 efektivë shtesë, përveç strukturave që kryejnë shërbimin e përditshëm përgjatë zonës bregdetare.

Sipas autoriteteve, gjatë sezonit veror në hapësirën detare nën administrimin e Policisë Kufitare të Sarandës operojnë rreth 350 mjete lundruese turistike.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve, parandalimin e incidenteve detare dhe respektimin e rregullave të përcaktuara për lundrimin turistik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit