Transmetuar më 29-07-2026, 13:08

DURRËS – Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Fast”.

I riu, i identifikuar si Latif Biba, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin, shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Operacioni është zhvilluar nga sektori FAST Albania pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Gjatë ndërhyrjes policore, 23-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas Policisë së Shtetit, ndaj tij Gjykata e Breshias kishte lëshuar në mars të vitit 2026 një urdhër arresti për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit penal italian.

Aktualisht, Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët italianë për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit të 23-vjeçarit drejt Italisë.

Operacioni “Fast” është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër personave të shpallur në kërkim dhe grupeve kriminale që operojnë përtej kufijve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit