

Aksident në Pogradec, 65-vjeçari humb jetën teksa punonte në banesë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur brenda banesës së tij.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, Kristaq Çulaku, ishte duke kryer punime në shtëpi kur është dëmtuar aksidentalisht gjatë përdorimit të një mjeti pune prerës.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






