Transmetuar më 29-07-2026, 09:02

SHBA – Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar ndryshime të reja në procedurat e aplikimit për azil, në kuadër të politikës së saj për forcimin e kontrollit të emigracionit dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjeve.

Sipas rregullave të reja, azilkërkuesit do t’i referohen drejtpërdrejt gjyqtarëve të imigracionit, duke anashkaluar intervistën dhe shqyrtimin paraprak që deri më tani kryhej nga agjencitë përgjegjëse.

Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se reforma prek rreth 445 mijë dosje që aktualisht ndodhen në pritje në sistemin e emigracionit. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ndryshimet synojnë të shkurtojnë kohën e vendimmarrjes dhe të eliminojnë mundësitë për abuzim me procedurat ekzistuese.

Masa është pjesë e strategjisë më të gjerë të administratës Trump për të shtrënguar politikat e emigracionit. Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, presidenti republikan ka ndërmarrë një sërë reformash me synimin për të kufizuar emigracionin e paligjshëm, për të përshpejtuar proceset e deportimit dhe për të forcuar zbatimin e ligjeve të emigracionit në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshimet pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën e trajtimit të kërkesave për azil, ndërsa autoritetet argumentojnë se sistemi i ri do të jetë më efikas dhe do të lehtësojë menaxhimin e numrit të lartë të çështjeve në pritje.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit