

Turqia po përballet me një tjetër vatër të madhe zjarri pyjor, kësaj radhe në zonën e Kaş, në provincën e Antalias, ku autoritetet kanë angazhuar një operacion të gjerë për vënien e flakëve nën kontroll.
Sipas mediave turke, ndërhyrja po zhvillohet si nga ajri, ashtu edhe nga toka. Në operacion janë përfshirë 6 helikopterë, 3 avionë zjarrfikës, 14 autobote me ujë, 5 mjete furnizimi me ujë, 2 automjete të reagimit të shpejtë dhe 135 efektivë të shërbimit pyjor.
Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve në terren. Pavarësisht kushteve të vështira, autoritetet vijojnë përpjekjet intensive për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Deri në këto momente nuk raportohen viktima apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






