Transmetuar më 28-07-2026, 22:46

Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej për një tentativë vrasjeje të ndodhur në prill të vitit 2026 në qytetin e Patrës, ku një 22-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri.

Arrestimi u krye në orët e para të mëngjesit të së martës, 28 korrik, gjatë një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar, me pjesëmarrjen e njësive speciale EKAM, Sektorit për Luftën kundër Zhvatjes dhe grupeve operacionale të Policisë greke.

Sipas autoriteteve, ndaj 32-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti për veprat penale të tentativës së vrasjes dhe shkeljes së legjislacionit për armëmbajtjen.

Policia greke bëri me dije se i arrestuari është person i njohur për organet e rendit, pasi rezulton i përfshirë më herët në vepra të ngjashme, si edhe në aktivitete të tjera kriminale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publike identitetin e të arrestuarit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit