Transmetuar më 28-07-2026, 22:38

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës, duke u ndjerë edhe në disa qytete të jugut të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, lëkundja sizmike u regjistrua rreth orës 23:10. Epiqendra ndodhej 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra nga qyteti i Janinës.

Tërmeti pati një thellësi fokale prej rreth 5 kilometrash, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin më të forta në zonat pranë epiqendrës. Banorë të Janinës raportuan se tërmeti u perceptua qartë, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në disa zona të jugut të Shqipërisë.

Deri në këto momente, autoritetet greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa nuk ka njoftime për pasoja as në territorin shqiptar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit