

TIRANË – Në përfundim të fjalimeve të mbajtura gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë shkruar një mesazh gjigant në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pranë godinës së Kryeministrisë.
Fjala "Resignation" (Dorëheqje) është shkruar në gjuhën angleze në sheshin ku u zhvillua protesta, si simbol i kërkesës kryesore të protestuesve drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Gjatë tubimit, protestuesit deklaruan se kërkesa e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë. Ata ritheksuan gjithashtu kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila, sipas tyre, do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Protesta u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët bënë thirrje për vijimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






