

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga Viktor Doda, dhe një Mercedes-Benz, që drejtohej nga Kristjan Laska. Si pasojë e përplasjes së fortë, Viktor Doda, banor i fshatit Bilaj, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia bën me dije se, bazuar në hetimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti i drejtuar nga Kristjan Laska.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






