Transmetuar më 28-07-2026, 21:34

Ermal Beqiraj, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar në Francë.

Beqiraj kërkohej nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për abuzime të dyshuara me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Arrestimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet franceze, ndërsa pritet të ndiqen procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

SPAK po heton çështjen që lidhet me procedurat e prokurimit publik në AKSHI, ndërsa ndaj Ermal Beqirajt rëndojnë akuza që lidhen me këtë dosje. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi arrestimin dhe hapat e mëtejshëm procedurialë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit