Transmetuar më 28-07-2026, 20:54

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të marte në ambientet e Drejtorisë Arsimore të Fierit, duke përfshirë zyrat e institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe shkalla e dëmeve materiale.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit