Transmetuar më 28-07-2026, 20:42

Një konflikt për motive pronësie mes dy familjeve është regjistruar në Pukë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për mosmarrëveshje mbi pronësinë dhe më pas ka degraduar në dhunë, duke lënë të lënduar dy persona.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar një person në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe dinamikën e konfliktit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit