

Bilanci i viktimave nga zjarri masiv që përfshiu rajonin e Andaluzisë në Spanjë më 9 korrik është rënduar, pasi një grua ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra nga flakët.
Sipas autoriteteve spanjolle, gruaja, identiteti dhe kombësia e së cilës nuk janë bërë publike, ishte e shtruar në një spital në Sevilje, ku po trajtohej në repartin e kujdesit intensiv për djegie që mbulonin rreth 70% të trupit. Me vdekjen e saj, numri i viktimave është rritur në 14.
Zjarri, i cili shpërtheu në zonën e Almerias, konsiderohet më vdekjeprurësi që ka goditur Spanjën në dy dekadat e fundit.
Hetimet paraprake tregojnë se flakët nisën nga një kabllo elektrike pranë një autostrade në zonën e Los Gallardos dhe u përhapën me shpejtësi të madhe, duke avancuar rreth 100 metra në minutë. Përhapja e menjëhershme e zjarrit bllokoi disa persona brenda automjeteve të tyre, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Sipas autoriteteve, shumica e viktimave ishin shtetas të huaj, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Belgjika.
Ndërkohë, Spanja vijon të përballet me zjarre të mëdha pyjore që kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë tokë. Autoritetet janë në gatishmëri edhe për një valë të re të nxehti, e cila pritet të përfshijë vendin nga e mërkura deri të dielën, ndërsa Agjencia Meteorologjike Spanjolle (Aemet) ka paralajmëruar rrezik ekstrem për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.
🚨🇪🇸 Spain’s deadliest wildfire
A massive wildfire that erupted near Los Gallardos and spread toward Bédar, Andalusia
11+ people killed, with 19 still missing as the search continues
~1k residents were evacuated
Spain has already lost ~57k hectares#Spain #Wildfire #sstvi pic.twitter.com/Xz97Vm1uwu
— GlobeUpdate (@Globupdate) July 10, 2026
🚨اندلاع حريق غابات واسع بإقليم الأندلس جنوب إسبانيا أسفر، وفق أحدث الحصيلة، عن مقتل 12 شخصًا وفقدان 19 آخرين، في أخطر حرائق الغابات بتاريخ إقليم الأندلس، وسط استمرار عمليات الإطفاء والبحث بمشاركة وحدة الطوارئ العسكرية.#Spain #Wildfire #Andalusia pic.twitter.com/QoEXiWzzXJ
— طقس_العالم ⚡️ (@Arab_Storms) July 10, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






