Transmetuar më 28-07-2026, 20:03

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, në kuadër të protestës së 59-të të organizuar në Tiranë.

Qytetarët po lëvizin përgjatë bulevardit kryesor të kryeqytetit, ndërsa dëgjohen thirrje si "Revolucion!", "Rama ik!" dhe "Ju erdhi fundi!", duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë të ditur se aksioni protestues do të vijojë edhe në ditët në vijim, me marshime të përditshme në kryeqytet. Situata deri më tani paraqitet e qetë, ndërsa tubimi po monitorohet nga forcat e Policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit